Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besa Baftiu: Kosova pa politikë të duhur për të luftuar ikjen e mjekëve

NULL NULL
25.09.2018 18:45

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Besa Baftiu ka thënë në Info Magazine se mjekësia kosovare po varfërohet pasi kuadrot vazhdimisht po ikin nga Kosova ndërsa përgjegjësit nuk po bëjnë asgjë që ata të punojnë për vendin e tyre.

”Shqetësuese sepse nuk kemi mjek të mjaftueshëm, e në anën tjetër edhe ata mjek që i kemi nuk e gjejnë veten dhe po ikin jasht vendit”.

”Ndërsa edhe ata mjek që i kemi nuk po kemi politika të mira për t’i ruajtur”.

” Veç tjerash duhet të diskutojmë edhe për pacientët pasi tani ka filluar dhe evidentimi i listës esenciale të barnave. Si komision kemi dhënë maksimumin për evidentimin e kësaj liste”.

Besa Baftiu në lidhje me çështjen e kësaj liste ka replikuar me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin derisa ky i fundit pati kritika se një gjë e tillë nuk është bërë në mandatet e kaluara, njofton Klan Kosova.

”Evidentimi i listës esenciale nuk është bërë nga viti 2012. Nuk është bërë në asnjë mandat para meje as para tij, nuk është dashur që gjithë këto punë të bëhen në këtë mandat, por mirë që po përfundohen”.

”Duhet të krijohet një listë që iu konvenon pacientëve që edhe mjekët ta kenë më të lehtë tua japin barin e nevojshëm për personin e caktuar”.

”Nuk është në interes timin ta bëjë punën sa për sy e faqe. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar vet ekspertë. Kemi një transparencë jashtëzakonisht të madhe”.

 

 

 

lajme të ngjashme