Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bërnabiq: Isha në foton familjare të samitit të Procesit të Berlinit

NULL NULL
16.10.2023 19:32

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një deklaratë për mediat serbe, ka mohuar lajmin për mungesën e saj në foton familjare në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë.

Ajo e ka cilësuar lajmin jo thjesht dezinformim, por gënjeshtër të hapur.

“Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, kam dal pak me vonesë, por kam qenë aty”, tha Bërnabiq.

Bërnabiq nuk u bashkua me liderët në kohën kur do bëhej fotoja familjare, por iu bashkua atyre vetëm pak minuta më vonë për të shijuar vallet popullore që qeveria shqiptare kishte organizuar. /euronewsalbania

lajme të ngjashme