Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berlin, policia shpërndanë protestuesit pasi nuk respektuan masat anti-pandemi

NULL NULL
29.08.2020 15:26

Në Berlin të Gjermanisë një numër i madh i njerëzve janë duke protestuar kundër masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mirëpo, autoritetet gjermane e kanë shpërndarë protestën, pasi aty nuk u respektuan masat për parandalimin e koronavirusit, pavarësisht asaj se një gjë e tillë u ishte kërkuar protestuesve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet  bëjnë me dije se 18 mijë persona kanë marr pjesë në këtë demonstratë.

Sipas disa prej protestuesve, ata po mbrojnë liritë që po u kërcënohen nga vendosja e masave anti-pandemi.

Një protestues tha se masat kufizuese janë jashtë normales . “Kjo marrëzi duhet të ndalet në mënyrë që të fillojë sërish jeta normale”.

Autoritetet angazhuan rreth tre mijë policë që ta monitorojnë protestën në fjalë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Mijëra skeptikë protestojnë kundër masave anti-pandemi në Berlin

klankosova.tv

lajme të ngjashme