Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bëri transplantin e fytyrës që kushtoi më së shtrenjti në botë

NULL NULL
25.08.2016 20:24

Zjarrfikësi që kur po intervenonte në një shtëpi që po digjej, i ra kulmi i shtëpisë mbi duke ia djegur gjithë fytyrën në vitin 2001, tani pas një transplanti që po cilësohet si më i shtrenjti në botë do të jetojë me fytyrën e një motoristi.

Patrick Hardison, atëbotë 27 vjeçar humbi veshët, buzët, qepallat, flokët dhe hundën gjatë aksidentit iu është nënshtruar 71 operacioneve në mënyrë që ai të ketë një jetë normale, transmeton Klan Kosova.

Prej gushtit të vitit 2015, ai mban fytyrën e 26 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë një aksidenti.

Në një intervistë të cilën e ka realizuar këtë javë, Hardison ka folur për operacionet dhe sfidat që kishte kaluar deri tek “fytyra e re”.

“Pas aksidentit, jeta ime ka qenë shumë e vështirë. E urreja jetën. Unë jam këtu sot, pasi që dua t’u them të tjerëve që ka shpresë pas një lëndimi”.

Pas aksidentit ai ishte në depresion, kështu duke humbur një biznesin dhe gruan me të cilën ishte martuar për 10 vjet.

lajme të ngjashme