Beqë Cufaj, bashkë me Umberto Ekon e Fukuyaman, pjesë e Culture Report NULL NULL 11.08.2015 17:51 11.08.2015 17:51 ???????????????????????????????????? Beqë Cufaj është njëri nga shkrimtarët, mes shumë të tjerëve, me nam nëpër botë, që do të ketë esenë e tij në edicionin e 2014/15 të Culture Report, “Europe: Closed Doors or Open Arms?”, ose, përkthyer në shqip, “Europa: Dyer mbyllur, apo krah hapur” Cufaj në këtë Culture Report në esenë e tij me titull “What we talk about when we talk about as”, që përshtatur në shqip i bije “Çfarë themi, kur flasim për vetën”, tregon se qëllimisht titullin e ka “vjedhur”, nga libri i shkrimtarit amerikan Raymond Carver “What we talk abort when we talk about love”, dhe nga i dyti që përdori përafërsisht maksimën e njëjtë, autori modern japan, Haruki Murakami “What I talk about when I talk about runing”. “Kjo më bëri mua të vendosi spontanisht për titullin”, thotë Cufaj në fillim të shkrimit të tij, shkruan Klan Kosova. Në këtë përmbledhje esesh nga 30 autorë më renome, Cufaj shkruan për kapitullin e tretë të librit “Europa, një kontinent migrimesh – Më shumë përfshirje, më pak histeri”, kapitull ky për të cilin shkruan një ese edhe autori i famshëm italian Umberto Eco. E në kapitullin e parë pjesë e shkrimtarëve të shumtë është edhe amerikano-japonezi, studiuesi i shkencave politiko-ekonomike, Francis Fukuyama, i cili merr pjesë në libër me esenë “Kush jemi ne?”. Cufaj i lindur me 1970 është një shkrimtar nga Kosova i cili jeton me familjen e tij në Shtutgart. Ai ka studiuar gjuhën dhe letersinë shqipe në Universitetin e Prishtinës, kurse tani shkruan për një numër të madh të revistave në Ballkan dhe Evropën Perëndimore, duke përfshirë edhe të famshmen Frankfurter Allgemeine Zeitungn, the Neue Zurcher Zeitung, poashtu edhe Courrier International. Kosovari ka të publikuara disa ese dhe shkrime në prozë, derisa në esenë e këtij libri Cufaj flet për korrupsionin, trafikimin e drogës dhe varfërinë: arsye këto që shumë njerëz nga Kosova po e lënë vendin për një jetë më të mirë në perëndim. Vet Cufaj kishte migruar si i ri në Gjermani, ku edhe u bë shkrimtar. Ai fillimisht, me esenë e tij, merr një udhëtim pas, në shekullin 20, nëpër betejat e Europës Perëndimore e deri tek skenat e horrorit që u prodhuan në luftërat e fundit të ish-Jugosllavisë. Udhëtimi i tij përfundon me aktualitetin e tanishëm në Kosovë, vendlindjen e tij. klankosova.tv