Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beqaj: Nga kompanitë kosovare mund të krijohet vlerë e shtuar për botën

NULL NULL
25.04.2019 16:00

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,  Besim Beqaj, ka vizituar kompaninë kosovare, LinkPlus, e cila punëson mbi 100 të rinj edhe që 99% të aktivitetit të vetë e ka për tregjet e huaja, eksport për kompani prestigjioze botërore.

“LinkPlus, si dhe shumë kompani të ngjashme, janë marketingu më i mirë që mund t’i bëjmë vendit tonë, përmes punës së mrekullueshme të kompanive kosovare në tregjet ndërkombëtare”.

“Storiet e suksesit të LinkPlus gjatë 6 viteve të afarizmit janë të shumta dhe është kënaqësi t’i dëgjosh dhe të shërbejnë si frymëzim dhe rritje e vetëdijes së të rinjve kosovar, se nga ky vend mund të krijohet vlerë e shtuar për botën”.

“Diskutuam me Ermal Sadikun dhe Lulzimin Ibrahimin për sfidat e këtij sektori dhe u zotuam për koordinim dhe bashkëpunim, që të forcojmë pozicionin tonë konkurrues”, ka shkruar Beqaj në llogarinë e tij në Facebook për këtë vizitë, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme