Beograd: Arrestohet serbi i dyshuar pedofil, organizoi stërvitje tenisi dhe ngacmoi seksualisht të miturit NULL NULL 15.03.2024 18:37 15.03.2024 18:37 Policia, Beograd. Foto: N1 Policia në Beograd arrestoi një 56-vjeçar me inicialet J.M. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të shfaqjes, marrjes dhe posedimit të materialit pornografik dhe shfrytëzimit të të miturit për pornografi. Shtetasi serb dyshohet se për një kohë të gjatë nëpërmjet aplikacioneve dhe rrjeteve sociale ka hyrë në komunikim me disa të mitur me të cilët ka shkëmbyer mesazhe, foto dhe video me përmbajtje seksuale. Ndryshe, dyshohet se në periudhën e kaluar ai ka organizuar seanca stërvitore gjatë të cilave ka rënë në kontakt me të miturit në një akademi tenisi në Austri, si dhe disa kampe tenisi në Serbi, raporton N1info, transmeton Klan Kosova. Në celularin e të dyshuarit, policia ka gjetur një sasi të madhe videoklipesh dhe fotosh të krijuara nga shfrytëzimi i të miturve për qëllime pornografike, si dhe mesazhe seksuale me të cilat ai ngacmonte seksualisht fëmijë dhe të mitur. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.