Benfica kundërshtar i “pa”dëshiruar për Monacon NULL NULL 31.01.2025 15:25 31.01.2025 15:25 Nuk e ka mundur asnjëherë! Madje humbje pësoi edhe në ballafaqimin e fundit që Monaco e pati ndaj Benficas në nëntor të muajit të kaluar, ku portugezët triumfuan 2-3 në Francë. Sa herë që shorti i ka takuar në kompeticionet evropiane, francezët në pesë përballje nuk kanë arritur të marrin maksimumin e pikëve ndaj këtij ekipi, pos dy herë që i kanë ndarë pikët, raporton Klankosova.tv. Madje për Monacon, Portugalia nuk është kujtim i mirë fare, pasi Porto e mundi 3-0 në finalen e vitit 2004. Me rezultat të njejtë e kishte deklasuar edhe në vitin 2017, gjatë grupeve në UCL. Ndeshja e parë e këtij edicioni do të zhvillohet më 11 shkurt, kurse ajo e kthimit, pas një jave.