Bën ndalesë të shpejtë për të blerë cigare, fiton lotari 50 mijë dollarë NULL NULL 22.06.2023 08:56 22.06.2023 08:56 Një burrë nga Arkansas i ShBA-së tha se një ndalesë e shpejtë për të blerë cigare e çoi të fitojë çmimin e lotarisë prej 50 mijë dollarësh. Gary Lackey u tha zyrtarëve të lotarisë se ai u ndal në Paul’s Discount Tobacco për të blerë cigare dhe vendosi të merrte një biletë lotarie për shortin e së shtunës. Ajo përputhej me katër nga pesë numrat fitues, duke i dhënë atij çmimin 50 mijë dollarë. Lackey tha se planet e tij me paratë përfshijnë dhurimin për kishën, për vëllezërit e motrat e tij dhe forcimin e kursimeve të tij. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.