Ben Affleck iu bashkua Jennifer Lopez-it në Met Gala (FOTO) NULL NULL 14.09.2021 08:54 14.09.2021 08:54 Ben Affleck përfundoi duke iu bashkuar Jennifer Lopez-it në Met Gala 2021, që u mbajt të hënën në New York, shkruan Justjared, transmeton Klankosova.tv. Aktori 49 vjeçar pati të veshur një kostum të zi. Ben dhe Jen u puthën para kamerave ndërsa po pozonin për fotografi. Gala vjetore e Institutit të Kostumeve është ekuivalenti i Oskarit në botën e modës dhe ngjarja zakonisht mbahet të hënën e parë të majit, por u shty për në shtator 2021 për shkak të pandemisë. Tema këtë vit është “Në Amerikë” dhe do të ketë një ekspozitë me dy pjesë, me pjesën e dytë që do të debutojë në Met Gala të vitit të ardhshëm.