Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ben Affleck fërkon pjesën e kofshës të J Lo-së ndërsa rikrijojnë skenën e videos së këngës ‘Jenny from the Block’

NULL NULL
25.07.2021 22:44

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po përjetojnë momente nostalgjie gjatë udhëtimit të tyre romantik në Saint Tropez për 52-vjetorin e lindjes së këngëtares.

Çifti sërish janë parë duke u kënaqur në jahtin e tyre 130 milionë dollarësh të ankoruar pranë një fshati francez  duke u dhënë kështu fansave një nostalgji nga e kaluara teksa pa dashje kishin rikrijuar një skenë të famshme nga videoja muzikore e këngëtares e vitit 2002 të këngës ‘Jenny From the Block’, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Fotoja në fjalë paraqiste Affleck duke aplikuar krem dielli në pjesën e kofshëve të së dashurës së tij Lopez, duke rikrijuar kështu një skenë të ngjashme si të videos në fjalë.

Ndërkohë, ata kanë vazhduar festimet e ditëlindjes deri në orët e para të mëngjesit, teksa kanë shfaqur romancën e tyre edhe përmes Instagramit.

lajme të ngjashme