Bella Hadidi sfidon kodin e veshjes në Kanë, paraqitet me flokë ngjyrë mjaltë NULL NULL 14.05.2025 16:39 14.05.2025 16:39 Bella Hadid bëri një rikthim të paharrueshëm në Kanë të martën pasdite. Modelja mbërriti në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 2025 dhe debutoi me një transformim të flokëve bjonde ngjyrë mjalti. Fustani i saj i guximshëm Saint Laurent tërhoqi vëmendjen, si për mjeshtërinë e tij ashtu edhe për kundërshtimin e tij delikat ndaj kodit të veshjes të imponuar rishtazi të eventit qw ndalon fustanet lakuriq. Ndryshe, rregulli i ri i kodit të veshjes në Kanë është kundërshtuar shumë. Së pari, rregulli erdhi një ditë para fillimit të evenimentit, duke i lënë shumë stilistë të stresuar dhe të detyruar të ndërronin veshjet e klientëve të tyre të famshëm në një kohë të shkurtër. /Klankosova.tv