Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bella Hadid i kombinon bikinet me aksesor 12 mijë dollarësh

NULL NULL
30.07.2019 13:00

Të bësh plazh me stil?

Bella Hadid po i kalon pushimet në Mykonos të Grqisë bashkë me motrën e saj Gigi.

Pavarësisht që ajo duket se ka marrë mjaftueshëm bikine, të formave dhe dizajneve të ndryshme, në mënyrë që t’i ndërrojë ato disa herë gjatë ditës, është edhe një aksesor shumë i shtrenjtë të cilin ajo po e vendos pothuajse tërë kohën.

Supermodelja 22 vjeçare i ka kombinuar të gjitha rrobat e saj të banjos me rripin për bel me gur diamanti nga Jacquie Aiche [Jacquie Aiche’s Diamond Shaker Belly Chain] që kushton 11,875 dollarë.

Ky aksesor me gurë diamanti mund të përdoret edhe si qafore, ndonëse Hadid e vendos atë pothuajse gjithmonë përreth ijeve të saj.

Gjatë vikendit, modelja ka postuar fotografi ku shihet se e ka vendosur rripin që shkëlqen edhe me një palë bikine njëpjesëshe nga Louisa Ballou (375 dollarë) dhe me një palë bikine dypjesëshe me brekë që kanë zbuluar shumë vithet e saj nga For Love & Lemons (208 dollarë).

Le të shpresojmë se Bella nuk do ta humb këtë aksesor të shtrenjtë 🙂

View this post on Instagram

💙💙💙

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid) on

View this post on Instagram

wish you were here .💙

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid) on

lajme të ngjashme