Belgjika gjeti kadmium në mjedrat nga Serbia NULL NULL 03.01.2025 14:26 03.01.2025 14:26 Belgjika ka lëshuar një paralajmërim se ka gjetur kadmium në mjedrat e ngrira me origjinë nga Serbia, është bërë e ditur në faqen e internetit të Sistemit Evropian të Lajmërimit dhe Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF), shkruan n1info, transmeton Klan Kosova. Siç u tha, konsumimi i këtij fruti do të kishte një rrezik potencialisht serioz për shëndetin, sepse siç thotë RASFF, kadmiumi është një nga metalet e rënda. Shpërndarja e mjedrave të përmendura ka qenë e kufizuar në Belgjikë dhe problemin e ka konstatuar kompania që i shpërndan ato në treg.