Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beleri mbetet në burg, GJKKO rrëzon sërish kërkesën për masë më të lehtë sigurie

NULL NULL
28.12.2023 15:25

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e Fredi Belerit për lehtësim të masës së sigurisë.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ankimoi masën arrest me burg,  por kjo kërkesë nuk u pranua nga trupi gjykues.  Beleri ka afat 5 ditë kohë për të ankimuar vendimin e GJKKO në Apel.

Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.“-njofton GJKKO, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme