Behrami: Vazhdojmë me denoncimin e fabrikimit të votave nga VV-ja NULL NULL 12.11.2025 11:31 12.11.2025 11:31 Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka publikuar edhe një fletëvotim nga Mitrovica. Ai në një postim në Facebook, tha se ky është fabrikim i votave nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. “Vazhdojmë me denoncimin e fabrikimit të votave nga VV-ja në Mitrovicë. Fletëvotimi i Qendrës së Votimit, 1108/01 (ish-Shkolla Bujqësore) është gjetur në Qendrën e Votimit 1109/03 (Skënderbeu)”, shkruan ai në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur edhe fletëvotimin, transmeton Klankosova.tv. Deputeti i PDK-së edhe një ditë më parë ka publikuar fletëvotim nga Mitrovica pas dyshimeve për manipulim me vota të balotazhit të 9 nëntorit. Behrami publikon pamje: Fletëvotimi nga një qendër ka përfunduar në një tjetër (VIDEO)