Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Behluli: Serbia e trazuar nga angazhimi i Kurtit për partitë në Luginë

NULL NULL
31.05.2024 18:36
Gazetarja shqiptare nga Lugina, Ardita Behluli

Gazetarja shqiptare nga Lugina, Ardita Behluli është shprehur se angazhimi i kryeministrit Albin Kurti për Luginën, ka trazuar gjithë Serbinë.

Kështu tha Behluli në Info Magazine të Klan Kosovës.

Tutje Behluli tha se influencimi i kryeministrit kosovar, nuk ka qenë negativ, njofton Klankosova.tv.

“Është interesante, sepse të gjitha kontaktet që kemi pasur ne si gazetarë me partitë, ndoshta ata nuk janë shprehur republikisht, sepse sipas interpretimit të tyre, është paksa e vështirë të dalësh dhe ta kritikosh një kryeministër që përfaqëson të gjithë shqiptarët. Por hatërmbetje ka, nuk e kanë pritur mirë në një mënyrë”, tha Behluli.

“Unë besoj se influencimi i kryeministrit Kurti nuk ka qenë negativë, por reflektimi me masë në opinionin publik, ka krijuar një ndasi të prerë”.

“Ajo se çfarë është interesante, është se ka trazuar edhe shoqërinë civile dhe mediat këtu në Serbi”.

lajme të ngjashme