Bëhen thirrje që të huajt të largohen nga Libani NULL NULL 05.08.2024 16:25 05.08.2024 16:25 Arkiv: Një luftëtar i Hezbollahut Shtetasve të huaj u është thënë të largohen nga Libani. Kjo pasi shumë njerëz presin që grupi i Hezbollahut me bazë atje të përfshihet në përgjigjen iraniane ndaj Izraelit lidhur me vrasjen e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran javën e kaluar. Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja, Australia, Franca, Kanadaja, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite kanë rekomanduar që shtetasit e saj të lirojnë vendin sa më shpejt të jetë e mundur. “Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi”, tha të shtunën David Lammy, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.