Bëhen për spital, rrahen mes vete të burgosurit në Mitrovicën e Veriut (VIDEO) NULL NULL 22.10.2025 09:23 22.10.2025 09:23 Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Fotografi ilustruese nga arkivi. Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka thënë se një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në burgun e Mitrovicës së Veriut. Sipas tij, aty janë rrahur të burgosurit mes vete të hënën pasdite, dhe se rasti është raportuar të martën nga Policia e Kosovës. Boshnjaku ka thënë se dy të burgosurit fillimisht patën një mosmarrëveshje dhe më pas u rrahën, duke pësuar lëndime trupore. Atyre u është dhënë ndihma mjekësore. /Klankosova.tv