Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” (VIDEO) NULL NULL 06.02.2025 21:23 06.02.2025 21:23 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës të fushatës së tij pozitive për kryeministër. Më 8 shkurt, Hamza i ka ftuar qytetarët që të fillojnë të mblidhen nga ora16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. “Qytetarë të dashur, jemi në ditët e fundit të fushatës sonë pozitive. Kemi dëshmuar se Kosova mundet ma mirë dhe tani jemi vetëm një hap larg nga fitorja jonë e përbashkët”. “Këtë të shtunë, më 8 shkurt, ju ftoj të gjithëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga ora 16:00 fillojmë të mblidhemi! Shihemi të shtunën! Le ta bëjmë këtë mbrëmje të paharrueshme”, ka shkruar Hamza.