Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beckenbauer: Barcelona ekip i zakonshëm pa Messin

NULL NULL
12.05.2015 19:56
Kaiseri gjerman tha se Barcelona është shumë e varur nga superylli Messi. Poashtu, e quajti të nevojshëm vazhdimin e kontratës nga Pep.

Franz Beckenbauer, president nderi i Bayern Munchen ka mbrojtur Pep Guardiolën duke lavdëruar Lionel Messin.

“Vitin e kaluar kam thënë që endje e topit vazhdimisht është e mërzitshme për fansat. Por, Pep ka balansuar stilin e tij me filozofinë e Bayern-it, që është e bazuar në fuqi dhe shkuarje përpara.” tha Beckenbauer.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1974 tha se dëshiron që Pep të vazhdojë me bavarezët dhe se ai do të ishte njeriu më i lumtur nëse katalani do të vazhdonte kontratën.

Sa i përket ndeshjes me Barcelonën Beckenbauer tha se pa Messin, katalanët do të ishin “një ekip i zakonshëm”. Ai e quajti Messin lojtarin më të mirë të kësaj epoke, derisa ai e sheh Pelen si më të madhin e të gjitha kohërave.

‘Der Kaiser’ nuk kurseu kritikat për Mario Gotzen duke e quajtur performancën e ish yllit të Dortmund si “zhgënjyese”.

lajme të ngjashme