Bebe Rexha thotë se familja e saj e do të dashurin e saj të ri (VIDEO) NULL NULL 10.10.2020 19:43 10.10.2020 19:43 Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka deklaruar se është e dashuruar marrëzisht ndaj të dashurit të saj të ri, Keyan Safyari. Rexha ka thënë se edhe familjes së saj i pëlqen ky djalë të jetë në krahun e saj. “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ai është një njeri i mirë dhe i veçantë. Ai përkujdese për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëjë. Famila ime e do atë”, ka thënë ajo për Entertainment Tonight. Rexha ka shtuar se ai është i thjesht, i sinqeritet dhe i mahnitshëm, duke shtuar se Safyari atë e bën të lumtur. 31 vjeçarja ka publikuar dje këngën e saj më të re “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.