Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE propozon riemërimin e paketës së saj të sanksioneve për të drejtat e njeriut për nder të Navalny

NULL NULL
19.02.2024 12:19
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, flet me shtypin ndërsa mbërrin për një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, më 19 shkurt. Fotografia: Reuters
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, flet me shtypin ndërsa mbërrin për një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, më 19 shkurt. Fotografia: Reuters

Bashkimi Evropian do të riemërtojë regjimin e tij të sanksioneve për të drejtat e njeriut për t’i bërë homazhe liderit të opozitës ruse Alexey Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik javën e kaluar.

Ndryshimi i emrit në “regjim sanksioni për të drejtat e njeriut të Navalny” do të lejonte që emri i disidentit “të shkruhet përgjithmonë në punën e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell përpara një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së.

Julia Navalnaya, e veja e Navalny, do t’u drejtohet të hënën 27 ministrave të jashtëm evropianë, duke dhënë “një mesazh politik se si të mbështesim opozitën politike brenda Rusisë kundër regjimit të Putinit”, tha Borrell, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme