BE-ja ka dhënë 115 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit NULL NULL 15.03.2022 23:13 15.03.2022 23:13 Pas nëntorit vitit 2019, BE-ja mori përsipër rindërtimin e 63 shkollave dhe 27 monumenteve të kulturës, të dëmtuara prej tërmetit. Bëhet fjalë për 115 milionë euro. Nga 27 monumente të përqendruara në 8 bashki, kanë përfunduar vetëm 2, Kisha e Rubikut dhe ajo e Kepit të Rodonit. Të tjerat janë në proces. Për monumentet e kulturës, fondi është 40 milionë euro. Këto para shkojnë kryesisht për rindërtimin e muzeve, kalave, kishave dhe mozaikëve. Bashkia Durrës është përfituesja më e madhe me 5 monumente kulture që restaurohen. Ndërsa në Tiranë këtij procesi do t’i nënshtrohen Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri i Kukullave. 75 milionë euro u dhuruan nga BE-ja për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 23 kanë përfunduar dhe në 10 po kryhen ende punime./Euronews Albania