Bayerni synon ta “blindojë” Harry Kane NULL NULL 10.12.2025 12:00 10.12.2025 12:00 Harry Kane e fiton çmimin "Këpuca e artë". golashënuesi më i mirë në Evropë Barcelona dhe disa klube të tjera po e ndjekin nga afër Harry Kane, i cili ka një klauzolë që i lejon largimin verën e ardhshme për 65 milionë euro. Burimet nga Gjermania thonë se Kane nuk ka ndërmend të largohet, pasi është i kënaqur në Munih. Për ta siguruar plotësisht të ardhmen e tij, Bayerni po përgatit një kontratë të re deri në 2028, me rritje rroge dhe heqje të klauzolës së largimit. Sulmuesi anglez pritet të mbetet pika kryesore e ekipit edhe sezonet e ardhshme.