Bayerni fiton ndaj Augsburgut por e “humb” Musialan NULL NULL 04.04.2025 22:43 04.04.2025 22:43 Bayern Munich ka shënuar fitore në udhëtim te Augsburgu me rezultat 1:3. “Bavarezët” ishin duke u mposhtur pas gjysmë ore lojë, pasi Giannoulis ia dha epërsinë fillestare Augsburgut. Ndërsa 12 minuta më vonë, Musiala barazoi shifrat në 1-1, pas një asistimi të Sanes, njofton Klankosova.tv. Më të nisur pjesa e dytë, për Bayernin erdhi një lajm aspak i mirë, përpara sfidës ndaj Interit në Champions League, pasi pikërisht Musiala u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha. Kur u bën fiks një orë lojë, Harry Kane shënoi për 1-2, për t’ia dhënë epërsinë e parë në këtë ballafaqim Bayernit, ndërsa Matsima në të 93-ën shënoi autogol për rezultatin final. Me këtë fitore, Bayerni gjendet në pozitën e parë me 68 pikë, nëntë më shumë se Leverkuseni që është në vendin e dytë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Augsburgu pozicionohet në vendin e 8-të me 39 pikë.