Batllavë: Arrestohet “Liza”, kërkohej disa vite për vrasje NULL NULL 16.07.2023 19:09 16.07.2023 19:09 Është arrestuar personi me nofkën “Liza”, i cili për disa vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasje. I.A u prangos rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës. “Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv “Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhej në njoftim. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.