Bastisten zyrat e KRU Gjakova, arrestohet kryeshefi Hasan Krasniqi NULL NULL 18.03.2025 14:44 18.03.2025 14:44 Hasan Krasnqi, KRU "Gjakova" Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar sot në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Rreth operacionit të zhvilluar sot detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja Liridona Kozmaqi. Kozmaqi deklaroi se po ashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin. “Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë”, tha ajo për Klankosova.tv Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar: -Një Lap-Top -Një Telefon mobil Samsung Galaxy S22, -Para 22 mijë e 205 Euro, -Barka Ranier Wit, -Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.