Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bastisje në Prishtinë e Fushë Kosovë, konfiskohen armë, para, e pasaportë e Serbisë

NULL NULL
25.09.2025 09:50

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në tri lokacione në kryeqytet dhe Fushë Kosovë,  ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, para dhe pajisje të ndryshme.

Në raportin 24-orësh, thuhet se gjatë bastisjeve janë konfiskuar një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, 58 fishekë, katër telefona, pajisje DVR, 3920 euro para të gatshme, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë dhe një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas kosovarë/shqiptarë  të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme