Basketbollistja kosovare shpallet kërcyesja më e mirë e kampionatit evropian për shtetet e vogla NULL NULL 04.07.2022 17:43 04.07.2022 17:43 Në Qipro, nga 28 qershori deri më 3 korrik, u zhvillua Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, ku Kosova kishte një fitore e tri humbje. Saranda Daci ishte kërcyesja më e mirë në këtë garë me 9.8 kërcime për ndeshje, aq sa kishte edhe Claudia Guri e Andorrës. Daci kishte 39 kërcime në katër ndeshje, gjashtë në mbrojtje dhe 33 në sulm. Në vendin e katërt ishte Era Shatri me tetë kërcime për ndeshje. Te shënueset më të mira të Evropianit, basketbollistja e Kosovës Saranda Daci ishte e dyta. Ajo shënoi 66 pikë për katër ndeshje apo 16.5 pikë për ndeshje. Shënuesja më e mirë ishte Stine Austgulen e Norvegjisë me 18.5 pikë për ndeshje, ndërsa e treta ishte Eleni Pilakouta e Qipros me 15.3 pikë për ndeshje.