Basketbollisti amerikan u gjet me 132 karamele kanabisi, po përballet me dënim me vdekje NULL NULL 03.10.2025 18:48 03.10.2025 18:48 Basketbollisti amerikan Jarred Shaw po përballet me dënimin me vdekje në Indonezi pasi policia gjeti karamele kanabisi tek ai. Në maj të këtij viti, ai zbriti në hollin e një kompleksi apartamentesh për të marrë një pako me karamele të importuara ilegalisht, ku u prit nga dhjetë oficerë me rroba civile dhe u arrestua. Një video është publikuar që tregon Shaw duke kërkuar ndihmë teksa një grup oficerësh i afrohen. Shaw, 35 vjeç, nga Dallasi, tani po përballet me mundësinë e dënimit me vdekje ose një dënimi të gjatë me burg në një gjykatë indoneziane. Në paraqitjen e tij të parë publike që nga arrestimi i tij, ai i tha the Guardian nga një burg afër Xhakartës: “Unë përdor kanabis si ilaç. Kam një gjendje inflamatore të quajtur sëmundja e Crohn, e cila është e pashërueshme. Nuk ka ilaç tjetër përveç kanabisit për të ndaluar dhimbjen e stomakut.” Shaw ishte një anëtar kyç i Prawira Bandung, e cila fitoi ligën indoneziane në vitin 2023 dhe shënoi më shumë se 1,000 pikë në tri sezone në vend. Ai është aktualisht në paraburgim dhe është përjashtuar nga liga për jetë. Ai jeton në Tajlandë gjatë sezonit të pushimit, ku rregulloret për kanabisin janë më liberale. Shaw thotë se më parë ka vuajtur nga dhimbjet ndërsa ishte në Indonezi dhe se arsyet shëndetësore e shtynë të importonte një sasi prej 132 karamelesh këtë vit. “Bëra një gabim trashanik, por ai gabim nuk duhet të jetë arsyeja për dënimin me vdekje ose një dënim të gjatë me burg për një produkt ushqimor. Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë”.