Basketboll, Peja 03 fiton Kupën e U16 NULL NULL 11.04.2023 17:12 11.04.2023 17:12 Peja 03 është fituese e Kupës U16 në konkurrencën e femrave. Skuadra pejane në një finale shumë interesante ka mundur KBF Prishtinën me rezultat 47:43. Takimi ka qenë shumë interesant, duke u vendosur në fund, ndërsa pjesa e parë kishte përfunduar 20:20, që dëshmon për rivalitetin e madh në parket. Medaljet për skuadrën fituese dhe finaliste i kanë ndarë ish-basketbollistet e njohura, Valbona Bytyqi dhe Vlora Idrizaj. MVP e ka ndarë Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ndërsa Kupën skuadrës fituese e ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Final 4 u zhvillua pikërisht në qytetin e Pejës. /FBK