Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi s’lejon befasi, e mposht Borën për ta mbajtur kreun e tabelës

NULL NULL
22.03.2025 21:50
Lojtari i Bashkimit. Foto: Arkiv
Lojtari i Bashkimit. Foto: Arkiv

Bashkimi e ka mposhtur Borën me rezultat 77:88  në javën e 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

“Arpaxhikët” ishin më të mirë në dy çerekët e parë, të cilët i fituan me rezultat 22:29 dhe 10:16.

Ndërsa, Bora u tregua shumë më e mirë në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 29:15, njofton Klankosova.tv.

Por, Bashkimi nuk lejoi befasi, pasi epërsinë e ktheu në çerekun e fundit, duke e fituar atë me 10 pikë më shumë, 14:24.

Më i miri në parket te Bashkimi ishte Green me 20 pikë, katër asistime e dy kërcime, ndërsa te Bora u dallua Woods me 19 pikë e 13 kërcënime.

Bashkimi mban kreun e tabelës me 43 pikë, një më shumë se Trepça që është në vendin e dytë, kurse Bora pozicionohet në vendin e shtatë me 33 pikë të grumbulluara.

lajme të ngjashme