Bashkimi siguron finalen e playoff-it NULL NULL 15.03.2024 20:36 15.03.2024 20:36 Topi i basketbollit, fotoilustrim Bashkimi ka arritur që të siguroj finalen e playoff-it Superliga Femrat pas fitores ndaj Penzes me rezultat 53:77 (9:19,15,23,17:19,12:16). Gjysmëfinalen e dytë e filloi me super seri Bashkimi I cili qysh në çerekun e parë arriti epërsi dyshifrore. Ngjashëm ishte edhe periudha e dytë ku Bashkimi edhe më shumë po i afrohej fitores se dytë në gjysmëfinale të playoffit. E në pjesën e tretë Penza u mundua që ta afroj rezultatin duke arritur që ta fitoj këtë periudhë por e pamjaftueshme për fitore. Ndërsa në pjesën e fundit ritmi i lojës së Penzes edhe më shumë ra duke i mundësuar Bashkimit fitore të thellë me rezultat 53:77. Dy më të dalluarat e Bashkimit ishin Aulona Muhadri me 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistime si dhe Adrienne Williams Godbold me 29 pikë 11 kërcime dhe 2 asistime. Në finale, Bashkimi pret fituesin e gjysmëfinales Peja 03-Prishtina.