Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi fiton betejën e të pamposhturve, Peja bie në “Sezair Surroi”

NULL NULL
15.11.2025 20:56

Bashkimi nuk njeh humbje pas gjashtë javëve të para në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ata këtë herë mundën Pejën në “Sezair Surroi”, duke ua shkaktur humbjen e parë këtyre të fundit.

Prizrenasit avancuan gjatë tre çerekëve, por në të katërtin pejanët arritën të barazojnë rezultatin në 71-71.

Sidoqoftë, Arpaxhikët u këndellën sërish dhe arritën të triumfojnë me rezultat 83-79.

Kësisoj, Bashkimi mbetet i pari në tabelë me 12 pikë, teksa pejanët në të dytin me vetëm një më pak.

lajme të ngjashme