Bashkimi final i Ferizajt nis më 2023 (VIDEO) NULL NULL 02.01.2023 20:40 02.01.2023 20:40 Bashkimi përfundimtar i Ferizajt, do filloj jetësimin më 2023. Kjo kur qysh në javën e parë të janarit do nisin punimet për nënkalimin tek stacioni policor si pjesë e projektit “Bashkimi i Qytetit”. Nisja e faza e parë për të cilën u dha tenderi 433 mijë eurosh ishte më urgjente shkaku i rehabilitimit të hekurudhës për në Han të Elezit. Hapësira prej 2 hektarësh, do përfshijë një pllato shumë funksionale si gjelbrim, park, e hapësira për çiklistë. Për projektin që do lidh mes vete shumë institucioneve komunale, u përfshi edhe shoqëria civile. E ndikim pozitiv nga ky investim komunal presin edhe vozitësit e qytetarët ferizajas. Faza e parë pritet të kryhet për 45 ditë, derisa në tërësi projekti që pritet të kushtojë 7.5 milionë euro llogaritet të kryhet për tre vjet.