Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi është një fitore larg titullit kampion, Penza do kërkojë ta dërgojë ballafaqimin në ndeshjen e 5-të

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 26.04.2021 08:14

Sot do të zhvillohet ndeshja e katërt e “Play-offit” të finaleve në EBC Ligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Bashkimit. Portokall e zinjtë prizrenase kanë kaluar në avantazh me seri prej 2:1 takimin e kaluar ndaj Penzës dhe nesë e fiton përballjen e ditës së hënë, shpallen kampione. Ndërsa nëse fitojnë vashat pejane, atëherë do të zhvillohet ndeshja e pestë. Takimi i katërt zhvillohet të hënën, me fillim prej orës 19:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1.

19:00 PENZA – BASHKIMI ART SPORT 1

Dy rivalet kryesore për titull kampion, Bashkimi dhe Penza do të sfidohen për herë të katërt, ku mund të përcaktohet titulli kampion. Takimin e parë e fitoi skuadra pejane me rezultat 63:84 teksa në ndeshjen e dytë vashat prizrenase fituan me rezultat të ngushtë 70:65. Ndërsa ndeshja e tretë ishte në favor të Bashkimit që kaluan në seri prej 2 fitore e 1 humbje në këto finale.

Në sezonin e rregullt, këto dy skuadra ishin përballur katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe njëherë Penza. Bashkimi përndryshe ishte edhe në finale të Kuës ku u mposhtën ng Prishtina.

Në ditën e hënë mund të përcaktohet fituesja e titullit kampion, nëse Bashkimi fiton. Por nëse fiton Penza, atëherë finalja e madhe do të zhvillohet të enjten.

lajme të ngjashme