Bashkimi dërrmohet nga Blokotehna NULL NULL 17.01.2018 22:01 17.01.2018 22:01 Skuadra prizrenase është mposhtur me rezultat të thellë nga skuadra maqedonase Blokotenha, që gjatë gjithë kohës ka vendosur ritmin e lojës Bashkimi ka regjistruar humbjen e parë të vitit në BIBL, pasi që u mposht nga lideri, Blokotehna, 75-91 në Prizren. Ekipi nga Gjevgjelia shkoi në pushim me 11 pikë epërsi, ndërsa këtë e shtoi në çerek të tretë, duke mos lënë prizrenasit që të fitojnë as çerekun e katërt. Përkundër këndelljes, skuadra prizrenase nuk ka arritur të shkrijë asesi epërsinë e mysafirëve të arritur në pjesë të parë, që e mbyllën takimin me 16 pikë epërsi.