Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Baseli njofton për lëndimin e Xherdan Shaqirit

NULL NULL
24.04.2026 17:19

Baseli gjatë ditës së sotme (e premte) ka  njoftuar se ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe do të mungojë së paku një ndeshje.

Shaqiri nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjen e radhës së Baselit kundër FC Sion, e cila zhvillohet të dielën nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv.

Sipas faqes zyrtare të klubit, ai ka pësuar një dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes.

Në njoftimin e publikuar, klubi ka bërë të ditur se mungesa e tij mund të zgjasë për disa javë, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

Ndryshe, golashënuesi më i mirë i Baselit deri më tani këtë sezon ka munguar vetëm në dy ndeshje, ndaj FC Thun për shkak të pezullimit nga kartonët dhe ndaj FC St. Gallen për shkak të problemeve muskulore.

lajme të ngjashme