Baseli e rikthen Shaqirin: Mirë se erdhe në shtëpi, Shaq NULL NULL 16.08.2024 17:28 16.08.2024 17:28 Mesfushori kosovar me shtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, është transferuar te Baseli, pas 12 vjetësh prej kur u largua. Baseli e mirëpriti Shaqirin me fjalët “”mirë se erdhe në shtëpi Shaq”, teksa njoftoi se kontrata me lojtarin me origjinë nga Zhegra është trevjeçare. E vetë Shaqiri u shpreh i emocionuar me rikthimin e tij te Baseli, pasi tha se lidhja e tij me klubin është e thellë që prej kur ai ishte fëmijë. “Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që mund të kthehem sot në Basel. Kam pasur një lidhje të thellë me klubin dhe vendin që kur isha fëmijë. Si tifoz, dhe sigurisht tani si lojtar. Mezi pres të luaj sërish me Baselin dhe mezi pres t’i shoh sërish tifozët tanë”, tha Shaqiri, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. Shaqiri luajti në Basel për tri sezone, ku në secilin prej tyre u shpall kampion në Zvicër, e më pas u transferua të Bayerni në vitin 2012. Gjilanasi gjithashtu luajti edhe për skuadra tjera të mëdha evropiane, përfshirë Interin, Liverpoolin, Lyonin e Stoke City, teksa më pas vendosi të transferohej tek skuadra amerikane, Chicago Fire. Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin dhe Liverpoolin si dhe titujt e ligës në Gjermani dhe Angli. Lojtari 32-vjeçar u tërhoq nga kombëtarja e Zvicrës muajin e kaluar, menjëherë pas ndeshjes së fundit ku Zvicra u eliminua nga Anglia me anë të penalltive.