Barella: Juventusi kundërshtari më i vështirë për Interin NULL NULL 03.12.2023 23:31 03.12.2023 23:31 Interi shënoi fitore ndaj Napolit me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 14-të në Serie A. Pas ndeshjes është deklaruar mesfushori i zikaltërve Nicolo Barella, i cili tregoi se kujt ia dedikoi golin. “Napoli është kampion i Italisë për një arsye, ata janë një ekip shumë i fortë, kështu që është e natyrshme që ne duhej të vuanim pak këtu. Edhe atëherë, ne dëshmuam se duam të bëjmë mirë dhe jemi të përgatitur për të luftuar deri në fund”, tha Barella për DAZN. “Mund të falënderoj vetëm fansat, sepse në një periudhë të vështirë për mua ku gjërat nuk funksiononin, nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ata vazhduan të më mbështesnin, duke më bërë të ndihem i rëndësishëm. Këtë gol ia dedikoj gruas dhe fëmijëve të mi.” Tutje, mesfushori italian foli edhe për asistimin që bëri për Hakan Calhanoglun. “Nëse Calha nuk do ta kishte goditur ashtu, asistimi im do të dukej i padobishëm! Golat dhe asistimet janë gjithmonë kombinime mes lojtarëve. Më vjen mirë që të gjitha përpjekjet tona shkuan në rrjetë”. Pasi mposhti Milanin 5-1 dhe Napolin 3-0, por vetëm barazoi 1-1 në udhëtim te Juventusi javën e kaluar, a do të thotë kjo se gara për titull do të jetë një çështje Derby d’Italia? “Ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë, ne e pamë shumë mirë se si momentet mund të ndryshojnë një sezon. Juventusi është skuadra më e vështirë për të luajtur kundër, pasi mbyllin hapësirat dhe mbrohet mirë. Napoli ishte më i hapur dhe ne e shfrytëzuam këtë”. Fitorja i lejon Interit të qëndrojë në krye të tabelës dhe të ruajë avantazhin prej dy pikësh ndaj Juves, ndërsa Milani konsolidon vendin e tretë. Roma tani kap Napolin në vendin e katërt me 24 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.