Barduani takohet me shefen e MVZ-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit NULL NULL 18.01.2025 14:03 18.01.2025 14:03 Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë. Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, Barduani dhe Loiseau diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën, stabilitetin rajonal dhe përpjekjet e vazhdueshme të MVZ-së në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike.