Bardhi flet për situatën e tij financiare: Ka kaluar prej muajsh ajo që është përshkruar në këngë NULL NULL 17.10.2024 17:23 17.10.2024 17:23 Fotografi e publikuar nga Bardhi. Këngëtari i njohur, Bardhi ka folur në lidhje me situatën e tij financiare, të cilës në këngën e kushtuar vajzës, e ka përshkruar si të vështirë. Megjithatë, ai ka thënë se këtë situatë ai dhe familja e tij e kanë kaluar prej shumë muajsh, përcjell Klankosova.tv. “Duke parë shqetësimin tuaj te vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shumë muajsh situatën e përshkruar në këngën e vajzës”. “Nëse kjo këngë do ishte përdorur si viktizim do e kisha lansuar në muajin prill ose maj kur vështirësitë ishin aktuale, por unë mendoj që arti i mire gjithmonë duhet me hap debate dhe me kriju pyetje. Jam mëse krenar për rreshtat që i kom shkru në këtë këngë për vajzën time sepse mendoj që çdo fëmije mënyren më të mirë për të mësuar diçka e ka nëpërmjet eksperiencave te prindërve. Ju dua shumë, Elhamdulilah prej Zotit jemi shumë mirë e Zoti ju rujt të gjithëve”, ka shkruar Bardhi. View this post on Instagram A post shared by BARDHI (@bardhi)