Barcelona synon transferimin e Mohamed Salah NULL NULL 10.12.2025 12:04 10.12.2025 12:04 Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar Mohamed Salah, i cili po kalon një situatë të vështirë te Liverpool. Me humbjen e vendit të titullarit dhe tensionet e brendshme në klubin anglez, egjiptiani shihet si një mundësi e mirë për katalanasit. Trajneri Hansi Flick kërkon përforcime në krahun e djathtë të sulmit dhe Salah, me përvojën dhe golat e tij, shihet si profili ideal. Edhe pse është 33 vjeç, ai këtë sezonë ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar tre asistime.