Barcelona këmbëngul për Julian Alvarez NULL NULL 20.01.2026 12:08 20.01.2026 12:08 Barcelona e ka vendosur Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv. Pavarësisht se argjentinasi nuk po kalon momentin më të mirë te Atlético Madrid javët e fundit, drejtuesit katalanas vazhdojnë ta vlerësojnë lart profilin e tij dhe e shohin si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit. Sipas mediave spanjolle, në “Camp Nou” janë të gatshëm të bëjnë një investim të madh për sulmuesin 25-vjeçar, duke besuar se ai mund të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Lamine Yamal. Edhe pse operacioni pritet të jetë i kushtueshëm, Barcelona mbetet e vendosur ta transferojë Alvarezin, të cilin e konsideron “Luis Suárezin e dekadës së ardhshme”.