Barcelona ia rinovon kontratën Flickut NULL NULL 01.05.2026 10:07 01.05.2026 10:07 Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga trajneri Hansi Flick për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas Mundo Deportivo, kontrata është rinovuar deri në vitin 2028. Sipas këtij raportimi, trajneri gjerman pritet të nënshkruajë kontratën e re vetëm pasi skuadra katalanase të sigurojë titullin e La Liga, transmeton Klankosova.tv. Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë, nëse Barcelona arrin të mposhtë Osasuna dhe nëse Real Madrid humb pikë në përballjen ndaj Espanyol. Ndërkohë, agjenti i Flick, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Barcelonës javën e ardhshme për të finalizuar detajet e marrëveshjes së re. Në të njëjtin takim, ai pritet të diskutojë edhe të ardhmen e një tjetër klienti të tij, sulmuesit Robert Lewandowski.