Barcelona hidhet në sulm për yllin e ri kroat NULL NULL 16.04.2026 15:10 16.04.2026 15:10 Barcelona ka përcaktuar objektivin kryesor për mbrojtjen dhe ai është Luka Vuskovic. Trajneri Hansi Flick ka kërkuar me ngulm 19-vjeçarin kroat, duke e konsideruar atë si opcion perfekt për stilin e tij të lojës falë gjithanshmërisë në prapavijë. Vuskovic, i cili është në pronësi të Tottenhamit por i huazuar te Hamburgu, vlerësohet rreth 60 milionë euro. Megjithatë, Barcelona po pret me interesim situatën e Tottenhamit në Premier League, ku një rënie e mundshme e klubit londinez në Championship do të ulte ndjeshëm çmimin e lojtarit, duke i hapur rrugën gjigantëve katalunas për të siguruar një nga talentet më premtues në Evropë.