Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barca në kërkim të portierit të Premier Leagues

NULL NULL
18.05.2025 12:07

Barcelona po vazhdon ta formësojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, dhe një nga repartet që mund të pësojë ndryshime të mëdha është ai i portierëve.

Lëndimi afatgjatë i Marc-André ter Stegen, i kombinuar me pasigurinë për gjendjen e tij fizike në periudhën afatmesme, i detyroi drejtuesit sportiv që në janar të nënshkruajnë me Wojciech Szczęsny, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në portën e katalunasve.

Tani, megjithatë, rinovimi i portierit polak është në pikëpyetje, çka ka bërë që skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, të hedhë sytë kah Emiliano ‘Dibu’ Martínez.

“Gardiani” argjentinas, aktualisht pjesë e Aston Villës, po e konsideron seriozisht një ndryshim ambienti këtë verë.

Në moshën 32-vjeçare, Martínez beson se ka ardhur momenti të kalojë në një klub më të madh dhe ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur në La Liga.

Kjo gatishmëri ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, e cila e vlerëson lart përvojën dhe shpirtin e tij garues.

Aktualisht, Barcelona ka ende në tavolinë ofertën për rinovimin e Szczesnyt, e cila parashikon edhe dy vite të tjera kontratë.

Megjithatë, portieri polak ende nuk ka dhënë përgjigje, duke detyruar drejtuesit e Barcës të eksplorojnë alternativa të tjera me më shumë potencial dhe besueshmëri.

Gjithsesi, Barcelona nuk do të jetë e vetme në garën për ‘Dibu’-n. Manchester United, që ende nuk ka gjetur stabilitet në portë me André Onana, po e ndjek nga afër situatën e portierit argjentinas.

Gara për shërbimet e tij pritet të jetë e ashpër, por dëshira e Martínez për të luajtur në Spanjë mund ta anojë balancën në favor të katalanasve.

lajme të ngjashme