Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barça e fiton me mund dramën ndaj Gironës

NULL NULL
18.10.2025 18:53

Barcelona e ka fituar në fund dramën kundër Gironës me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin “Blaugranët” me Pedrin në minutën e 13-të të takimit.

Por, rezultati u barazua vetëm shtatë minuta më vonë, ku Witsel realizoi për 1-1, njofton Klankosova.tv.

Në pjesën e dytë pati shumë aksione e raste të mira shënimi, por goli erdhi tek në minutën e 93-të të ballafaqimit, ku Araujo u bë shpëtimtari i Barçës.

Aktualisht Barcelona gjendet në vendin e parë me 22 pikë, një më pak se Reali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Girona gjendet në vendin e 19-të me gjashtë pikë.

lajme të ngjashme