Barça dështon sërish, barazon me Betisin NULL NULL 07.12.2024 18:21 07.12.2024 18:21 Pamje nga ndeshja Betis - Barcelona. Pamje: AP Barcelona ka dështuar të marrë pikë të plota në xhiron e 16-të në La Liga përballë Betisit, duke barazuar me rezultat 2:2. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Leëandoëskit, i cili shënoi në minutën e 39-të të takimit. Ndërsa, shifrat u barazuan tek në minutën e 68-të të pjesës së dytë, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Lo Celso, njofton Klankosova.tv. Barça e mori sërish avantazhin në minutën e 82-të të takimit me Fernan Torres, teksa barazimi erdhi krejt në fund të takimit me anë të Diaos. Me këtë barazim, Barça vazhdon të jetë në vendin e parë me 38 pikë, pesë më shumë se Reali që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Betisi gjendet në vendin e 11-të me 21 pikë.